Xhevdet Pozhari ka dhënë një koment për aferën e ryshfetit që doli të ketë lidhje me ministrin Liburn Aliu.
Ai ka thënë se është kundër shkarkimit të Liburn Aliut.
“Unë jam kundër shkarkimit të Liburnit. Jam edhe kundër arrestimit të nipit që i ka dajtë e fortë. S’po du me ma ngjall shpresën se e keni përnjëmend me e luftu krimin dhe korrupsionin”, shkroi ndër të tjera Pozhari.
“Çfarë naivi jam, dikur mendojsha që bile me korrupsion nuk kanë me u fëlliq”, shtoi ai.
Postimi i plotë:
Unë jam kundër shkarkimit të Liburnit. Jam edhe kundër arrestimit të nipit që i ka dajtë e fortë.
S’po du me ma ngjall shpresën se e keni përnjëmend me e luftu krimin dhe korrupsionin.
Ishalla Qeveria del dhe i mbron njëjtë si Martinin. Le të kuptohet edhe publikisht se “hajna” quhen veç ata të partisë tjetër!
Ma lehtë e kam me e pranu “se edhe këta qenkan si ata”, sesa që njëmend i arrestojnë njerëzit e vet.
Çfarë naivi jam, dikur mendojsha që bile me korrupsion nuk kanë me u fëlliq.