Përmes llogarisë së tij në Facebook, Pacolli i ka uruar të prehet në paqe legjendës dhe njeriut më meritor për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur dhimbjen pas marrjes së lajmit për ndarjen nga jeta të kreut të futbollit kosovar Fadil Vokrri.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, Pacolli i ka uruar të prehet në paqe legjendës dhe njeriut më meritor për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

“Sapo mora lajmin e hidhur. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri sot ka ndërruar jetë. Prehu në paqe miku im, dhe legjenda e shtetit tonë!”, ka shkruar Pacolli.