Tre të dyshuar meshkuj K/shqiptarë janë ndaluar nga njësitet e Policisë së Kosovës duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale në fshatin Tërrnavicë të Komunës së Podujevës.

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës njofton se të dyshuarit në momentin e ndaljes nga policia ishin duke tërhequr drunj me traktor të cilët i kishin prerë në territorin e Republikës së Serbisë, transmeton Llapi.info.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Llapi.info