Mesfushori më shumë përvojë në futbollin e Kosovës, Yll Prekopuca, sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në skuadrën e Llapit, ekip i cili në këtë edicion u rikthye në elitën e futbollit kosovar, raporton GazetaOlle, transmeton Llapi.info.

Është vet Prekopca i cili e ka konfirmuar lajmin për Gazetaolle.com.

“Jam afër Llapit. Ka gjasa që ta përfundojë marrëveshjen shumë shpejt”, ka thënë ish-lojtari i shumë skuadrave kosovare, Yll Prekopuca.

Ylli në kampionatin e fundit luajti për Ferizajn./Llapi.info