Në fushatën elektronale për zgjedhjet lokale në vitin 2013, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, kishte bërë 15 premtime. Deri tani, sipas Institutit GAP, Veliu ka përmbush 33% të premtimeve. Prej tyre, gjashtë janë realizuar 100%, dy nuk janë nisur fare të realizohen, ndërsa të tjerat janë në gjysmë të realizimit raporton Llapi.info.

Në fushën e arsimit, Agim Veliu, kishte bërë tri premtime. Prej tyre, sipas GAP-it, premtimi “Do të përkrahen në mënyrë të veçantë studentet dhe nxënësit me rezultat të mirë”, është realizuar 100%. Premtimi “Sigurimi i transportit për nxënësit brenda komunës” 80 %, ndërsa premtimi se do të ofrohen kushte infrastrukturore me të mira për nxënësit 32%.

Nga fusha e bujqësisë, Veliu kishte bërë dy premtime të cilat janë realizuar 100%. Këto premtime kanë qenë: Do të përkrahet në mënyrë të veçantë bujqësia dhe blegtoria, si dhe Podujevën do ta bëjmë qendër referuese për kultivimin e frutave të imta si: mjedra, mana dhe dredhëza.

Sajpërketë infrastruktures, premtimi për rregullimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet e Podujevës është realizuar 90%, derisa 35% është realizuar premtimi për trajtimin e ujërave të zeza përmes ndërtimit të kolektorit për fshatin Gllamnik.

Premtimi se do të ketë më shumë vende pune në mënyrë që ta çrrënjosim varfërinë është përmbushur 40%, ndërsa vetëm 1% është përmbushur premtimi se do të forcohet roli i gruas në vendimmarrje. Deri tani nuk ka asnjë drejtori në komunë që udhëhiqet nga femrat.

Nga fusha sociale, Agim Veliu, kishte bërë dy premtime, të cilat poashtu janë realizuar 100%. Këto premtime kanë qenë “Përkujdesje ndaj personave me nevoja të veçanta” dhe “Ndërtim të shtëpive të karakterit social”.
Veliu një premtim e kishte bërë edhe në fushën e sportit, premtim ky i cili sipas Institutit GAP nuk është realizuar fare. “Ndërtimi i një qendre rekreative-sportive në fshatin Kërpimeh” 0%.

Premtim tjetër që nuk ka nisur fare të realizohet është edhe premtimi për ndërtimin e një Zone Industriale për bizneset me 0%. Dy premtimet tjera nga fusha e zhvillimit ekonomik, “Do t’i përkrahim femrat në biznes, duke ofruar trajnime dhe duke krijuar lehtësira për bizneset që udhëhiqen nga femrat” 5% dhe “Krijimi i kushteve më të favorshme për zhvillim ekonomik local” 35%.

Ky është mandati i tretë i qeverisjes lokale së Agim Veliut./Llapi.info