Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, gjatë një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq , në Berograd, ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës është bërë në mënyrë të paligjshme
Anastasiades ka thënë se përderisa Rezoluta 1244 është në fuqi, atëherë pavarësia e Kosovës është shpallur në mënyrë të një anshme.
Ai gjatë këtij takimi ka shprehur dhe mbështetjen për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, duke thënë se shteti i Qipros do ta ndihmojë në këtë proces, shkruan tanjug, transmeton Periskopi.
Ndërkohë presidenti Vuçiq ka deklaruar se Qipro është një nga mbështetësit më të fortë të Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian.
Ndryshe shteti i Qipros është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që vazhdon të kundërshtojë shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.