Presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, tha se i ka shpëtuar një tentim-sulmi me eksplozivë nga droni.
Gjatë fjalimit të tij në një ceremoni ushtarake në Karakas, dy dronë të mbushur me eksplozivë u nisën me cak tek presidenti.
Maduro më vonë iu adresua popullit duke thënë se “një eksplodim ndodhi shumë afër meje, pak sekonda më vonë ndodhi edhe shpërthimi i dytë”.
Disa fotografi në rrjete sociale shfaqin rojet e presidentit duke u kujdesur për sigurinë e tij.
Presidenti ka fajësuar Kolumbinë për sulmin – gjë që u kundërshtua nga Bogota duke e quajtur akuzë të pabazë.