Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kujtuar sot 116 civilët e vrarë nga forcat serbe që kanë ndodhur para 19 vjetësh.
Presidenti thotë se, nuk do të ndalin asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat ushtarake dhe policore serbe.
“Sot i kujtojmë 116 civilë të pafajshëm të vrarë nga forcat serbe para 19 vjetësh në Studime të Vushtrrisë. Si institucione të Republikës së Kosovës, nuk do të ndalim asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat ushtarake dhe policore serbe.
Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i personave të pagjetur. Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve. Lavdi të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri”, ka shkruar Thaçi.