Hashim Thaçi, ka kujtuar 38-vjetorin e rënies së Nebih e Tahir Mehës në Prekaz.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar 38-vjetorin e rënies së Nebih e Tahir Mehës në Prekaz, pas demonstratave të vitit 1981.

Thaçi ka thënë se Nebih e Tahir Meha kanë renë heroikisht në mbrojtje të nderit të familjes.

Shkrimi i plotë:

“Pas demonstratave të fuqishme të vitit 1981, me kërkesën për Republikën e Kosovës, një ngjarje tjetër heroike ndodhi më 13 maj 1981, qëndresa e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz. Ata ranë heroikisht në mbrojtje të nderit të familjes”, ka shkruar Thaçi në Facebook.