Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media, një ditë pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Thaçi ka thënë se pas takimeve të djeshmë dhe hapave që jane marrë për proceset e ardhshme për dialogun t’i drejtohet mediave.
“Dje ka qenë një ditë e madhe për Kosovën. Me plot meritë qytetarët e Kosovës kane marrë lajmin edhe pse të vonuar për vizat, dhe për permbushjen e të gjitha kritereve.Kjo nuk është dicka që BE-ja i ka dhënë Kosovës, ky është një sukses i të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë presidenti.
Ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e sistemit të drejtësië, nga të cilët ka kërkuar punë edhe më të madhe në punën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Unë sot takova të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë për ti përgëzuar dhe për të kërkuar angazhimin kundër krimit dhe korrupsionit. Liberalizimi është një proces i pandalshëm, dhe na mbetet neve si institucione, pa dallim që te kontribuojmë në përshpejtimin e këtij procesi. Ky proces është ne të mirën e të gjithëve”, tha Thaçi.
Presidenti u shpreh optimist se i gjithë procesi për heqjen e vizave do të përmbyllet shumë shpejt.
“Ka mbetur edhe pak muaj deri kur studentët kosovarë do të mund të lëvizin pa viza. Me nxjerrjen e vendimit te djeshëm ka edhe përgjegjësi, që në këtë proces askush mos të lejohet të abuzojë”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se Kosova po lëviz me hapa konkret drejt integrimeve evropiane.
Ai ka falënderuar kryetarin e kuvendit, kryeministrin dhe të gjjtha bartesit e institucioneve për përgjegjësine e treguar në këtë proces. Ai tha se Kosova po ndërton një shtet të reformave dhe një shtet evropian.
Ai tha se edhe pse ky vendim ishte i vonuar, Kosova tani duhet të fokusohet në të ardhmen evropiane.