Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë të policit në lumin Lepenc, transmeton Indeksonline.
Thaçi ka thënë se sot ekipet e përfshira në kërkimin e dy policëve kanë gjetur njërin prej tyre.
“Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht i falënderoj për punën dhe mbështetjen e tyre, kurse familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi.
“Pas një pune të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve, sot ekipet e përfshira në kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin “Lepenc”, kanë gjetur trupin e pajetë të njërit prej tyre. Njësitet e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht i falënderoj për punën dhe mbështetjen e tyre, kurse familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ndryshe, FSK përmes një komunikate konfirmoi se Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 45, në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Malsor Dashi.