Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vendosur që seancën për konstituimin e Kuvendit, ku edhe pritet të zgjedhet kryetari i Kuvendit të mbahet me datë 15 prill. Pra, sot dy javë.

Presidentja Osmani thërret seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025.