Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.

Pas homazheve, Osmani ka qëndruar në kullën e Haradinajve ku është pritur nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

I pranishëm në kullë ishte edhe Rifat Jashari.