Klubi Futbollistik Llapi komunikon transferimin e sulmuesit të qendrës, Valmir Berisha nga FC Liria me kontratë për dy-vitet e ardhshme.
28-vjeçari vjen në klubin tonë me një bagazh të madh e eksperiencë ndërkombëtare dhe do rrit edhe më shumë konkurrencën në repartin ofanziv.
Fillimi i karrierës së tij në Halmstad dhe pjesëmarrja në klube prestigjioze si Roma, e pjesëmarrja e tij në kombëtaret zinxhirë të Suedisë janë vetëm disa nga momentet që e bëjnë të dallohet në skenën ndërkombëtare të futbollit.
Besojmë se përvoja e Valmir Berishës do të shtoj forcat e skuadrës sonë dhe do të kontribuoj në arritjen e objektivave tona në garat evropiane dhe sezonin e ri të Superligës.
Pas prezantimit të tij nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, sulmuesi është prononcuar për faqen zyrtare të klubit: “Është vërtetë kënaqësi të bashkohem me një skuadër kaq të respektuar dhe të ndjekur në futbollin e Kosovës. Dua të falënderoj stafin drejtues, drejtorin dhe trajnerin për besimin e tyre. Jam i përkushtuar plotësisht që të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe të kontribuoj për suksesin e KF Llapi. Tifozëve u premtoj angazhim maksimal për t’i gëzuar ata me shumë suksese në vazhdim”
Berisha është përforcimi i dytë këtë afat kalimtar pas zyrtarizimit të Blend Baftiut. Klubi po punon në transferime tjera cilësore, për të cilat do njoftoheni me kohë nëpërmjet mjeteve tona të informimit.
#MirësevjenValmir #VB #newtransfer