Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka prezantuar projektin e Qeverisë së Kosovës, që së shpejti do të niset në Podujevë.

Ky projekt i banimit të përballueshëm do të ndahet në dy lamela shumëbanesore me sipërfaqe rreth 20 mijë metra katrorë.

Projekti do të kap vlerën e 19 milionë eurove.

Njoftimi i plotë:

Viti i ri, projekte të mëdha

Në këtë fillimvit të 2025 dua të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm e një projekt të jashtëzakonshëm që së shpejti do të jetësohet në Komunën e Podujevës, ky është projekti i banimit të përballueshëm për çiftet e reja i investuar nga Qeveria e Kosovës.

Sipas planifikimeve në Podujevë projekti i banimit të përballueshëm përmban kompleksin me dy lamela shumëbanesore, sipërfaqe totale ndërtimore 19975m2, 133 njësi banimi, 20 njësi afariste, me vlerë investive rreth 19 milionë euro.

Projekti i banimit të përballueshëm synon të ndihmojë të rinjtë në krijimin e familjeve të tyre, duke ofruar strehim me kushte të mira dhe çmime të përballueshme.

E falënderoj Qeverinë Kurti dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për këtë investim që lehtëson jetën e qytetarëve tanë!