Katër anëtarë të një familjeje nga Kosova vdiqën sonte si pasojë e një aksidenti fatal që ndodhi në Rrugën e Kombit.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ndërsa shtoi se anëtari i pestë i familjes e cila u shua në  mënyrë tragjike, i ka mbijetuar aksidentit.

Ajo është trevjeçarja V. Avdijaj dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Se kanë ndërruar jetë katër kosovarë, e kanë konfirmuar edhe autoritetet shqiptare.

Ndërsa më poshtë gjeni identitetin e pjesëtarëve të cilët thuhet se ndërruan jetë nga aksidenti fatal në Rrugën e Kombit.

Ndërsa më poshtë gjeni identitetin e pjesëtarëve të cilët thuhet se ndërruan jetë nga aksidenti fatal në Rrugën e Kombit.

A. Avdijaj – 1987

M. Avdijaj – 2015

K. Koci  –  2010

B. Avdijaj, – 1970, ngasës i automjetit ‘’Citroen’’.

Klan Kosova po ashtu mëson se shoferi i kamionit i cili u aksidentua me veturën ‘’Citroen’’, është nga Rahoveci dhe ka inicialet, I.Sh.

I njëjti i ka mbijetuar aksidentit.