Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga stafi i tij, të dielën kanë vendosur të dalin në një shëtitje me biçikleta në kryeqytet.

Lajmin e bëri të ditur zëvendësi i Ramës, Alban Zogaj, në një postim në Facebook.

Ky i fundit, ka shpërndarë edhe disa fotografi, ku bashkë me Ramën dhe zyrtarët e tjerë komunalë, shihen duke u shëtitur me biçikleta në Prishtinë.

“Prishtina e biçikletës!”, shkroi Zogaj.