Fituesja e Kupës në futboll, Prishtina, ka falënderuar nënkampionin vjeshtor të Vala Superligës së Kosovës, Llapin, për shkak se këta të fundit ia kanë lëshuar fushën e stadiumit të qytetit “Zahir Pajaziti” për të kryer stërvitjet e ekipit, njofton Llapi.info.
Stadiumi i Prishtinës është duke u rinovuar, ndërsa bardh e kaltrit nga Prishtina gjatë këtij stinori ndeshjet do t’i zhvillojnë në stadiumin “ Agron Rama” të Obiliqit.
Mirëpo, për shkak të kushteve jo të mira në këtë stadium, Prishtina ka kërkuar që stërvitjet e saj t’i kryej në “Zahir Pajaziti” ku edhe kanë hasur në mirëkuptim nga ana e llapjanëve.
Prishtina dje ka kryer stërvitjen e saj të parë në “Zahir Pajaziti”./Llapi.info