Dy skuadrat pretendente për titull të kampionit, Prishtina dhe Llapi sot kanë përfunduar fazën përgatitore në Turqi.
Rivalët që ndeshen në xhiron e parë të stinorit pranveror në kuadër të Vala Superligës, sot kanë marrë rrugë drejt Kosovës pas qëndrimit disa-ditorë atje, shkruan Gazetasheshi.com.
Sikurse Prishtina, ashtu edhe Llapi i kanë zhvilluar disa ndeshje kontrolluese, teksa rezultatet kanë qenë relativisht të mira.