Llapi ka arritur të shënojë fitore sot kundër ekipit nga kryeqyteti, në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti” me rezultat minimal 1-0, njofton Llapi.info
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi ish-lojtari i Prishtinës, Ahmed Januzi në minutën e 47’.
Mirëpo, pas kësaj ndeshjeje, Llapi ka lëshuar një akuzë të rëndë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Prishtinës.
Në komunikatën e lëshuar thuhet se Prishtinës i janë ofruar 38 mijë euro nga FFK për ta mposhtur Llapin.
“Sot nuk e kemi mposhtur vetëm Prishtinën por edhe Federatën e Futbollit të Kosovës e cila i ka dhënë premio 38000 euro për ta mposhtur Llapin.
Të premten, një ditë para ndeshjes Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës i pagoi FC Prishtinës premio në vlerë 38000€.
Kjo nuk ndodh askund në botë, kjo është për hetuesi!!!
Shtrohet pyetja për Komitetin ekzekutiv a ka raste tjera kur ndodh e njëjta gjë dhe apo ndodhin këto ndodhi me leje të tyre?”, thuhet në komunikatë./Llapi.info