Prishtina nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke barazuar 0:0 me Llapin – për të vazhduar ecuria negative prej 17 vjetësh pa fitore si mysafire.
Këtë e ka konfirmuar gazetari i ‘Super Sport Kosova’, Arlind Sadiku. Ai përmes rrjeteve sociale, ka bërë të ditur se Prishtina nuk e ka mposhtur Llapin në Podujevë që 17 vjet.
15 Shtator i vitit 1999 është hera e fundit kur bardhe e kaltrit kanë festuar për herë të fundit në stadiumin “Zahir Pajaziti”/Llapi.info