Mbrëmë, policia e Kosovës ka arrestuar një person për akuzën “lajmërim apo kallëzim i rremë’.
Një person ka raportuar në polici se kinse është sulmuar fizikisht nga 4 persona.
Pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë).
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar për një rast lëndim trupor të shkaktuar ndaj tij prej katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.