Dje në Prishtinë një burrë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një grua. Përveç tij, lëndime trupore ka pësuar edhe djali i të dyshuarës. Të dy kanë pranuar ndihmë mjekësore.

Nga e dyshuara policia ka konfiskuar dy thika.

Njoftimi i policisë nga raporti 24 orësh:

Prishtinë 21.04.2018-12:30. Viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga  e dyshuara femër K/Shqiptare. Lëndime trupore ka pësuar edhe djali i të dyshuarës. Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa nga e dyshuara janë konfiskuar dy thika. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.