Një motoçiklist është lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në Prishtinë rreth orës 15:40.
Rasti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Xheladin Rekaliu” dhe “Xhevë Lladrovci”.
Në aksident kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe një veturë.
Kështu bëri të ditur për klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 15:40 në kryqëzimin që lidhë rrugët , Xheladin Rekaliu me Xhevë Lladroci, ka ndodhur një aksident trafiku.Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar ngasësi i motoçikletës.Me rastin po merret njësiti i trafikut”.