Zjarri kaploi gjatë mesditës së sotme një banesë në lagjen Tophane në Prishtinë.
Aty, pos dëmeve materiale të cilat ishin goxha të shumta, lëndime nuk pësoi asnjë person, njofton Klan Kosova.
Në vend të ngjarjes kishin dal edhe njësitet e zjarrfikësve, të cilët lokalizuan flakët.
Ndërsa, zëdhënësja e Policisë për Rajon e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi rastin, duke bërë të ditur se njësitë policore dolën në vend të ngjarjes posa morën informacionin, duke bërë evakuimin e banorëve në ndërtesë.