Ka përfunduar operacioni i shpërthimit të kontrolluar të mjetit të dyshimtë të gjetur në afërsi të shkollës së mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Më herët gjatë ditës u raportuar se afër shkollës së mesme të Mjekësisë është gjendur një bombë dore.
Menjëherë në vendin e ngjarjes dolën policia dhe ekipet për deminim.
Nuk dihet se kush e ka vendosur mjetin shpërthyes ndërsa hetimet po vazhdojnë.