Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj si dhe ai i Malit të Zi, Osman Nurkoviq, kanë nënshkruar sot marrëveshje infrastrukturore mes të dyja vendeve.

Në një konferencë të përbashkët për media, u bë e ditur se përveç projekteve hekurudhore, është nënshkruar edhe marrëveshje për largimin e taksës kufitare, njofton Klan Kosova.

Nurkoviq deklaroi se kjo marrëveshje pritet të fillojë së implementuari së shpejti.