Kolonat e gjatë me kilometra janë krijuar sërish në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, në Mendare raporton Indeksonline.

Pritjen janë të gjatë deri në 5 orë dhe fundi nuk i shihet kolonës.

Nuk është hera e parë që krijohen kolona kaq të gjata, dhe kjo vije si pasojë e neglizhencës së palës serbe për ta shtuar punën në pikat kufitare.

Kryesisht janë mërgimtarët ata që e vuajnë më së shumti këtë për shkak të kthimit të tyre në vendin ku punojnë, pasi qëndrojnë në Kosovë për pushime./Indeksonline/