Janë rikthyer kolonat në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, njofton Llapi.info.

Mërgimtarët të cilët kanë mësyrë Kosovën për t’i kaluar pushimet verore, po ballafaqohen edhe sot me pritje të gjata në Merdare.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare të Podujevës kolonat janë deri në 500 metra për të hyrë në Kosovë, teksa pritjet shkojnë deri në 90 minuta.

Për dallim nga Merdarje, në pikë kalimet tjera kufitare kolonat janë më të reduktuara./Llapi.info