Dy orë pritje ka raportuar Qendra për Menaxhim Kufitar në pikën kufitare në Merdare, në pjesën e hyrjeve për në Kosovë.
Sipas të dhënave, për të dalë nga Kosova pritjet janë 30 deri në 40 minuta, si në Merdare, ashtu edhe te Dheu i Bardhë.
Në Vërmicë pritjet për të dalë nga Kosova janë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa për të hyrë në Kosovë nga Shqipëria pritjet janë 5 minuta.