Foto ilustrim

Bashkatdhetarët vazhdojnë të presin me orë të tëra në pikat kufitare, njofton Llapi.info.

Derisa në orët e para të mëngjesit pritjet ishin deri në gjashtë orë në Merdare, tani ato kanë rënë në tri orë. Kështu të paktën thuhet nga Qendra për Menaxhimin e Kufijve.

Sipas QKMK-së, në Merdare dhe në Mutivodë janë pikat kufitare më të ngarkuara. Sipas kësaj qendreje, në pikë kalimin kufitar në Merdare mërgimtarët detyrohen të presin deri në 180 minuta, kurse kolona ka arritur në 1700 metra. Ndërsa, në Mutivodë kolona ka shkuar deri në 1200 metra.

Duhet përkujtuar se mërgimtarët që vinë në vendlindje ballafaqohen çdo herë më pritje të gjata në pika kufitare, derisa palët kosovare gjithmonë kanë fajësuar palët serbe./Llapi.info