Policia e rajonit të Prizrenit, ka arrestuar të dyshuarin A.K pas një denoncimi se i njëjti kishte plaçkitur një plak të moshës 86 vjeçare.
Sipas raportit të policisë, plaçkitja ndaj të moshuarit kishte ndodhur në mesditën e së premtes që e kemi lënë pas, njofton Klan Kosova.
Gjatë intervistës, i dyshuari, i ballafaquar me provat materiale ka qenë bashkëpunues.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti mbetet nën masën e arrestit policor.