Raportohet se Kylian Mbappe do të jetë jashtë formacionit startues të Francës deri në çerekfinale, pasi theu hundën në fitoren ndaj Austrisë.

Sipas “RTL France”, kapiteni i Francës pritet të jetë jashtë fushës së blertë për të paktën 15 ditë, që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjete “EURO 2024” deri në çerekfinale.

Mbappe e theu hundën e tij të hënën, pas një përplasje me mbrojtësin e Austrisë, Kevin Danso.

Incidenti ndodhi në fund të ndeshjes, me Mbappen që lëshoi fushën për Olivier Giroud.

Lojtari pastaj mori rrugën për në spital, aty ku u konfirmua se lëndimi i francezit nuk ishte shumë serioz dhe mund t’i shmangej operacionit.

Megjithatë, Mbappe është këshilluar të mbajë një maskë kur të rikthehet në aksion gjatë këtij turneu.

Mungesa e Mbappes do të jetë një problem i madh për skuadrën e drejtuar nga Didier Deschamps, me Mbappen që mbetet të bëhet gati për fazën e eliminimit direkt të “EURO 2024”.

24-vjeçari deri më tani ka zhvilluar pesë ndeshje në kampionatet europiane, por pa shënuar gol, teksa ka dhuruar 2 asistime.