Qytetarë të shumtë ankohen për shërbimet që ofrojnë qendrat e mëdha tregtare në Kosovë, shkruan Llapi.info.
Afate të skaduara, ndërrim çmimesh nga raftet tek arka, produkte të prishura, janë disa prej ankesave të qytetarëve që hasin nëpër qendra të shumta tregtare.
Por, ka edhe ankesa tjera. Një qytetar ka rastisur në një produkt (pastë për dhëmbë) me dy barkode në ETC-në e Podujevës.
I njëjti ka dërguar fotografitë në Llapi.info ku edhe ka treguar se barkodi krejt tjetër i është vendosur mbi të vjetrin. Sipas tij, barkodet janë të ndryshme nga vendet e prodhimeve.
Ndryshe, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës përmes një udhëzimi administrativ kishte obliguar subjektet afariste që të vendosin flamurin e origjinës së produktit nëpër dyqane në mënyrë që konsumatorët të njoftohen me origjinën e mallrave që blejnë.
Në disa raste ky udhëzim administrativ nuk po zbatohet në masën e duhur, e raste tjera, flamuri i shtetit nuk përkon me origjinën e mallit të ekspozuar për shitje./Llapi.info
Më poshtë fotot që i ka dërguar qytetari: