Muajve të fundit fushata për bojkotim të produkteve serbe ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, shkruan Llapi.info.

Dhjetëra biznese tashmë kanë hequr dorë nga shitja e gjërave që prodhohen në Serbi, e mijëra kosovarë tashmë kanë hequr dorë nga blerja e tyre.

Mirëpo, një shqetësim që u shfaq kohëve të fundit është manipulimi që biznese të caktuara po ua bëjnë produkteve serbe, duke u vendosur flamuj të vendeve të tjera, duke pretenduar se janë prodhuar atje.

E në mesin e atyre që vazhdimisht po bëjnë thirrje që përveç shikimit të flamurit, secili produkt që blihet të shikohet edhe barkodi mbi vendin ku është prodhuar – është edhe profesori nga Podujeva, Arbër Ymeri.

”Veç me barkod. Bojkoto produktet serbe”, është shkrimi i Ymerit në rrjetin social “Facebook”.