Astrit Haliti është kryetar i ri i Federatës së Notit të Kosovës.

Ai fitoi shumë ngushtë ndaj kundërkandidatit të tij, Trim Zeqiri, me rezultat 17:15.

Haliti zotohet se do të punojë për të mirën e notit dhe në rritje të cilësisë.

“Së pari faleminderit prej delegatëve që më besuan për mua.

Kjo është një ditë e veçantë që me obligon të punoj sa ma shumë në mënyrë që ky obligim që mu dha nga delegatët të kthehet në punë dhe përgjegjësi si nga unë ashtu edhe nga bordi, që do të jetë me mua në ketë mandat,

Do të jetë sigurisht më shumë punë dhe zhvillim të sportit të notit”, tha Haliti për gazetën kombëtare “Bota sot”.