Sabri Kiçmari është emri më i ri i aderuar në Lëvizen Vetëvendosje, njofton Llapi.info.
E këtë lajm e ka quajtur shumë të mirë kreu i kësaj partie, Albin Kurti i cili edhe ka prezantuar Kiçmarin.
Sabriu është profesor në UP, ndërsa shkollimin bazë e ka mbaruar në Universitetin e Ruhrit në Bochum të Gjermanisë.
“Sabri Kiçmari ka qenë gjithnjë në Lëvizje. Prej sot është edhe në VETËVENDOSJE!. Ky është lajm shumë i mirë për subjektin tonë, shtetin tonë dhe kombin tonë. Për më shumë se një dekadë veprimtar i çështjes kombëtare para se të bëhet përfaqësues politik i UÇK-së. Edhe plot një dekadë tjetër diplomat i dalluar i Republikës së Kosovës, ambasador në Austri, Australi e Zelandë të Re. Ndërkohë autor i pesë librave, dy prej tyre në gjermanisht, dhe i një dyzine artikujsh nëpër revista të ndryshme shkencore”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti e konsideron aderimin e tij si një forcë e shtuar e partisë duke qenë i bindur për fitore në zgjedhjet e ardhshme.
“Sabri Kiçmari është profesor në Departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Studimet bazë (Grundstudium) i ka mbaruar në Universitetin e Ruhrit në Bochum (Gjermani), Magjistraturën (Magister Artium) në Fakultetin Filozofik të Universitetit Rheinische Friedrich-Ëilhelm në Bon (Gjermani), kurse Disertacionin (Ph.D.) në Institutin për Shkencë Politike dhe Sociologji po ashtu të Universitetit Rheinische Friedrich-Ëilhelm në Bon. Është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, sidomos në Gjermani dhe Austri. Sabriu është me prejardhje nga Llapi, shkollimin fillor e ka mbaruar në Lladoc, Sfeçël, Podujevë dhe Llapashticë, ndërkaq shkollimin e mesëm në Podujevë dhe Prishtinë. Sot jemi forcuar dukshëm. Nesër do të fitojmë bindshëm. Sepse pasnesër do të qeverisim mirë”, ka përfunduar Kurti./Llapi.info