Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike të Beogradit, Dragan Simeunoviq ka deklaruar se është e qartë se Serbia ka hequr dorë nga qasja se Kosova është një krahinë autonome.

Duke folur për Tv Prva rreth vizitës së seantorit amerikan, Ron Johnson në Serbi, Simeunoviq tha se është e rëndësishme që senatori amerikan të ketë dhënë një mesazh se negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës vazhdojnë.

” Ai gjithashtu lëshoi një udhëzim për të vazhduar negociatat dhe Serbia, nga ana tjetër, hoqi dorë nga qasja nacionaliste që Kosova dhe Metohija është krahinë autonome, kjo është e qartë. Nga ana tjetër, ne kemi shqiptarë që nuk heqin dorë nga një projekt maksimalist, jo vetëm që të njihet Kosova por gjithashtu dëshiron një pjesë të jugut të Serbisë, “tha ai, transmeton Klan Kosova