Shkruan: Seveme Fetiqi

PROFILI I NJË GRUAJE HUMANISTE

Për një vendase time më shtyri një emocion dhe një ndjenjê falënderimi të shkruaj këtë shkrim dhe qasje për veprimtarinë të cilën ajo me modestinë më të madhe e ka ushtruar duke mos u imponuar në opinion kosovar.
Për shkak të kësaj modestie të joimponuar vendosa që ta prezantoj profilin e saj prej një humanisteje të palodhur e cila bëri çmos me vite, por ende angazhohet në mënyrë vullnetare që fëmijët shqiptarë të mjekohen dhe të gjejnë shërim, aty ku kjo humaniste vepron.
Merita Maxhuni Zhjeqi është nga Vushtrria dhe rrjedh nga një familje fisnike qytetare. Ajo vitin 1994 u martua me një djalë nga Podujeva, që punonte në Milano të Italisë që nga viti 1992. Gjatë luftës në Kosovë më 1999, kur fillojnë të zbresin refugjatët e parë në Milano, Merita dhe bashkëshorti i saj filluan t’ i ndihmojnë duke i udhëzuar në drejtime të ndryshme për t’ u gjindur më lehtë, madje iu ndihmonin të vazhdojnë udhëtimet e tyre mëtutje nëpër shtetet tjera të Europës. Ata që vendosnin të rrinin në Itali, Merita iu ndihmonte që t’ i regjistronin fëmijët nëpër shkolla, çerdhe etj. duke përkthyer çdo gjë në italisht, pasiqë ajo i din edhe tri gjuhë përpos italishtes, shqipen, serbishten dhe turqishten.
Fati ishte në anën e refugjatëve që pas luftës në Kosovë, u formuan shoqatat humanitare që angazhoheshin për nevoja të refugjatëve por edhe dërgoheshin pjesëtarë të tyre nga Milano në Kosovë. Në çdo akcion humanitar Merita së bashku me familjen e saj ndihmonte në mbledhjen dhe paketimin e ndihmave në ushqim dhe veshmbathje.
Shoqata së cilës i falënderohet Merita, edhe e cila ka merita më të mëdha në ndihmë Kosovës është edhe ASVI ONLUS, e cila vite me rradhë financoi me të holla ndërtimin e shtëpiave, ndihma në ushqim dhe veshmbathje dhe duke dërguar mjekë në Kosovë për shërimin e operimin e fëmijëve të sëmurë në Itali. Kjo traditë vazhdon edhe sot. 2 herë në vit ekipi mjekësor italian nga Milano së bashku me Meritën vijnë në Kosovë për t’ ju dalë në ndihmë fëmijëve të sëmurë. Në bashkëpunim me doktoreshën Lindita Kryeziun, e cila është gjithmonë e angazhuar vullnetarisht si dhe Merita përkthyese.
Merita poashtu si përkthyese ka bashkëpunuar edhe me qytetet Genova, Bergamo, etj. Qindra fëmijë janë shêruar falë shoqatës ASVI ONLUS dhe nga dita e parë Meritën ata e quajtën TEZJA MERITË. Ajo është betuar se deri sa të jetojë, do të kujdeset për fëmijët e sëmurë duke u bërë gjithmonë e lumtur për shërimin e tyre. Këtë punë vullnetare do ta bëjë çdoherë pa pritesë siç edhe e bën çdo ditë nga 3 orë punë vullnetare. E i vetmi falënderim dhe mirënjohje që e lumturon dhe që mori gjatë këtyre viteve është shkëlqimi i syve i nënave të lumtura kur i marrin në përqafim fëmijët e tyre të shëruar dhe buzëqeshja e engjëjve të tyre.
Më së miri për këtë dëshmojnë fotot e ngrohta të Tezës Meritë me fëmijët e shëruar. ❤🙏🙏🙏

Screenshot