Organizata Jo-Qeveritare, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, ka organizuar një tryezë diskutimi për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan me rrethinë; si dhe kujdesin ndaj mjedisit përreth liqenit të Batllavës.
1 milion e 600 mijë euro janë ndarë për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan. Këto mjete, nga kjo organizatë po kërkohen të kthehen në plan për vitin 2020, ndonëse ishin paraparë për 2021.
Rexhep Zeka, drejtor ekzekutiv i kësaj organizate jo-qeveritare, tha se banorët e fshatrave e kanë nevojën për ujë të pijshëm dhe po e rrezikojnë shëndetin duke konsumuar, ujin e kontaminuar.
“Duke marrë në konsideratë nevojën e banorëve të Orllanit dhe fshatrat përreth për ujë të pijshëm dhe shqetësimin e tyre vazhdimisht janë të shqetësuar dhe rrezikuar nga sëmundje të ndryshme duke konsumuar ujë të kontaminuar. Projekti ka filluar në fund të vitit 2017 dhe ne nuk i kemi të 120 mije euro. Kemi një kërkese mjetet që janë ndarë për 2021 të kthehen në 2020”, u shpreh Zeka.
Sipas tij, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, ka dërguar kërkesa kundrejt MMPH-së, për shtrirjen e ujësjellësit në Orllan, raporton EO.
“OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, gjatë vitit 2017 ka dërguar kërkesa në institucionin tuaj për shtrirjen e ujësjellësit në Orllan. Falë angazhimit dhe bashkëpunimit me ju dhe institucionet përkatëse jemi vënë në dijeni se janë zotuar mjetet për Ndërtimin e Sistemit të Ujësjellësit në fshatin Orllan të Podujevës”, shtoi Zeka.
Organizimin e OJQ-së, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, e ka përgëzuar. Ai tha se tashmë është ndarë edhe buxheti për projektin e ujësjellësit, i paraparë të përfundohet për tre vjet.
“Organizim i tillë na jep neve vullnetin për të punuar më shumë për të punuar. Projekti i ujësjellësit ka qenë i projektuar në burgjet. Në ndërkohë gjatë hartimit të kornizës. Kemi diskutuar me të gjithë akterët për të rikthyer në qeveri dhe fatmirësisht ka kaluar ku dhe kemi arritur të ndajmë buxhet për të e cila është paraparë të kryhet për tre viteve”, tha Matoshi.