Prokuroria ka bërë të ditur se deri më tash ende nuk është arritur të identifikohet emri dhe mbiemri i viktimës së tretë në aksidentin te Liqeni i Badovcit.

Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mbrëmë rreth orës 23:00 te Liqeni i Badovcit, në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Kryeprokurori i Prishtinës, Zenjullah Gashi për KALLXO.com ka thënë se deri më tash janë identifikuar dy viktima, kurse i treti ende jo.

Janë identifikuar dy viktima, njëri ende jo” – ka thënë shkurtimisht Gashi.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

“Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” – ka thënë Ahmeti.