Në bazë të informacioneve të siguruara nga mediat lidhur me dyshimet për mos-trajtimin e duhur të një pacienteje në Spitalin Rajonal të Prizrenit – Reparti i Kirurgjisë, nga ana e mjekut kirurg Rr.Y., Prokuroria Themelore në Prizren, me vetiniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes dhe sqarimit të kësaj çështje.

“Prokuroria Themelore në Prizren është e vendosur që t’i parandalojë dhe luftojë të gjitha dukuritë negative që janë në kundërshtim me ligjin dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve që çdo parregullsi apo keqpërdorim të detyrës zyrtare ta denoncojnë pranë kësaj prokurorie apo tek organet policore”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë Themelore të Prizrenit .

Prokuroria thotë se do të njoftojë opinionin në lidhje me hapat që do të ndërmerren lidhur me këtë rast.