Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, dyshohet të ketë marrë një mesazh të pahijshëm në rrjetin social “Facebook” lidhur me përkatësinë e tij fetare.
Lajmin e konfirmoi zëvendës kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, i cili tha se Prokuroria vetëm se ka filluar t’ i ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me këtë rast.
“Ka ardhur një informacion nga Policia e Kosovës në Prokurori, se ndaj zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, dyshohet se një person i ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’ ku edhe i është drejtuar me fjalë që nuk i përket etikës”, tha Berisha, për kallxo.com
Sipas Berishës, ky person fillimisht dyshohet për urrejtje nacionale fetare.
“Sot do të autorizohet Policia për të filluar hetimet. Lënda do t`i ndahet një prokurori dhe do të merren veprimet e duhura hetimore”, shtoi Berisha.