Nga dita e hënë, Shoqata e Transportit të Autobusëve në Podujevë, do të hyjë në grevë, kjo për shkak të taksive ilegale.
Pronarët e autobusëve kanë thënë se do të vazhdojnë grevën derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Komuna e Podujevës vazhdimisht ka telashe sa i përket transportit të udhëtarëve.
Edhe në të kaluarën kishte protesta të kompanive transportuese./Indeksonline/