Policia në Pejë është njoftuar nga pronari i një agjencie turistike në Klinë se ka pranuar një çantë nga dy qytetarë për ta transportuar në Gjermani me autobus.
Pronari i agjencisë e ka hapur çantën dhe ka parë që aty është një armë dhe menjëherë e ka njoftuar Policinë.
Më pas nga vendi i ngjarjes ka ikur një nga të dyshuarit.
Njërin e ka arrestuar Policia e Kosovës dhe gjatë kontrollit në çantë janë sekuestruar: tetë armë pistoleta Zoraki 7.65mm, tetë karikatorë të armëve Zoraki, 1 fishekë kal: 7.65mm dhe 10 fishekë 6.35mm
Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.