Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për nje grabitje në tentativë në fshatin Dumosh të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.

Ata kishin tentuar ta detyrojnë gruan që me forcë t’ua jep arin e saj, por që aty brenda kishte hyrë burri i saj, duke e parandaluar grabitjen.

“Fsh. Dumosh, Podujevë 29.04.2022 – 02:33. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga bashkëshortja e tij kanë kërkuar para dhe stoli ari, mirëpo pasi kanë parë ankuesin, të njëjtit kanë ikur pa marrë asgjë. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia, pa dhënë detaje tjera.

Ndryshe, vetëm përgjatë këtij muaji janë regjistruar dhjetëra vjedhje në Llap. Prej tyre, shumica kanë qenë të rëndë. Raste të tilla më së shumti janë raportuar në fshatin Peran. Në katër shtëpi të ndryshme janë vjedhur dhjetëra mijë euro të gatshme e stoli ari. Policia deri më tani nuk ka bërë ë ditur për ndonjë person të arrestuar./Llapi.info