Foto ilustrim


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Istog, i cili dyshohet se ka sulmuar dy persona të tjerë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në lokalin e tij i ka sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj K/Shqiptar. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.