Analisti Astrit Gashi, ka dalur me një propozim pas rritjes enorme të çmimeve të naftës.

Ai ka shkruar se përgjegjësia duhet të ndahet ndërmjet qeverisë, naftëtarëve e qytetarëve.


“Barra e shtrenjtimeve re fundit, perfshire edhe kete te naftes duhet te shperndahet ne mes bizneseve, qeverise dhe qytetareve. Bizneset te fitojne me pak por pa u rrezikuar mbyllja e tyre, qeveria te mbledhe me pak taksa ose te mos perfitoj ekstra nga shtrenjtimi i cmimeve dhe qytetaret te pagujne me shume se dikur, por me pak se jane duke paguar tani”, ka shkruar Gashi në facebook.

Ndryshe çmimet e naftës në Kosovës së fundmi kanë shënuar rritje të madhe. Aktualisht një litër naftë, shitet në disa pompa për 1.84 euro.