Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për Gazeta Blic ka folur për protestat e Njësive Elitare të Policisë së Kosovës.
Ai thotë se kërkesat e policisë duhet të përfshihen në buxhetin e vitit 2024 dhe duhet të bëhet një zgjidhje.
“Kerkesat e zyrtarëve policorë të mbështetur nga Sindikata e PK-së unë e vlersoj që është e domosdoshme që ministria e linjës të mund të reflektojë në buxhetin e 2024 të gjendet modalitetet që disa kërkesa që janë me prioritet të zbatohen fillim viti, duke mundësuar që të kenë impakt pozitiv në mirëqenien e zyrtarëve të shteti që janë: pensionimi i parakohshëm, sigurimi jetësor e shëndetësor, rritjen e koeficentit për zyrtarët policorë, duke përmbushur nevojat e zyrtarëve në raport me trendin e rritjes ekonomike por edhe impaktin e inflacionit që ka në ekonominë e vendit”, ka thënë Shala.
Ai tutje vlerëson se pritet të ketë rezultate në plotësimin e kërkesave të policisë.
“Sindikata ka marrë tani pjesën e protesave në administrim dhe udhëheqje dhe nga ajo që shihet pritet të ketë reflektim të përgjithshëm për kërkesat e zyrtarëve policorë të parashtruar nga protesta e fundit para qeverisë”, ka thënë Drizan Shala.
Policia e Kosovës ka shprehur paknaqësitë përmes protestave për përmirësimin e kushteve të punës, pretesta e fundit e tyre ka qenë më 9 dhjetor 2023.