Ka nisur protesta e punëtorëve në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorit, 1 Maji.
Bashkimi i Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës me këtë protestë kërkon nga institucionet të zbatohen një varg kërkesash për punëtorët.
Protesta ka filluar tek Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë drejt Teatrit Kombëtar, tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
“Qeveri boll mo” është motoja e protestës së sotme.